Bie sasia e parave në treg, treguesi më i ulët 2.3 mld lekë nga gushti në shtator 

30 Tetor 2022 | 15:57

Treguesi i parasë në dorë të kompanive dhe qytetarëve ra me 2.3 miliardë lek në muajin shtator në krahasim me muajin gusht.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin shtator, agregati monetar M1, që tregon paranë jashtë bankave, plus llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në lekë të bizneseve dhe qytetarëve ishte 709.3 miliardë lek, nga 711.6 miliardë lek të muajit gusht.

Kjo është hera e parë që ky tregues është në rënie prej muajit prill të këtij viti. Në janar, paraja e bizneseve dhe qytetarëve ishte 699,3 miliardë lek. Në shkurt dhe mars pësoi rënie duke arritur në nivelin 693 miliardë lek.

Treguesi M1 ka rëndësi sepse nëse vlera e tij rritet më shpejt se aftësia e ekonomisë për të prodhuar të mira dhe shërbime, pasohet me rritje çmimesh. Nëse nuk rritet mjaftueshëm, apo regjistron rënie është sinjal i rënies së prodhimit ekonomik, që çon në rritje të papunësisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026