Bie vlera e pikturës “Rruga në Montmartre” e Van Gogh, shitet për herë të dytë me një çmim më të ulët
Një pikturë e artistit holandez Vincent Van Gogh ku shpaloset një rrugë e Parisit, në ankandin e së enjtes arriti çmimin 14 milionë euro, çmimin më i ulët nga sa ishte pritur dhe deklaruar.
Shtëpia e ankandeve Sotheby’s tha se kishte pasur një problem në sistemin e saj të ofertave në internet gjatë fazës së parë të shitjes së pikturës, e cila ishte mbajtur në një koleksion privat për më shumë se një shekull.
Herën e parë Piktura “Skena e rrugës në Montmartre” mori një ofertë më të lartë, prej 11.25 milion eurosh, por në ankandin e dytë ajo u shit për 13.1 milion euro.
Kjo shumë tejkaloi shifrën 5-8 milion euro që shtëpia e ankandit kishte vlerësuar punën e artistit , pikturuar në vitin 1887 ndërsa Van Gogh ishte duke qëndruar me vëllain e tij Theo në kryeqytetin francez.
Ankandi u zhvillua në Paris me oferta në internet ose me telefon nga Parisi, New York dhe Hong Kong. Piktura, e cila përshkruan një burrë dhe një grua duke shëtitur krah për krah pas një gardhi ku në sfond shfaqet edhe një mulli me erë, u ofrua nga koleksioni i një familjeje franceze.
Piktura është pjesë e një serie veprash të Van Gogh ku janë hedhur në telajo pjesëza nga Montmartre, një lagje kodrinore e Parisit që tani dominohet nga kisha Sacre Coeur.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta