Bien shifrat e COVID-19, Evropa me sytë nga turistët

24 Maj 2020 | 18:06

Spanja po fillon ti rikthehet normalitetit, teksa nga muaji korrik do ti rihapë dyert për turistët, dhe së shpejti pritet të rifillojë edhe kampionati i futbollit. Lajmi vjen pasi të dhënat zyrtare konfirmojnë se 2/3-at e të gjitha rasteve aktive nëpër botë, janë nga Evropa.

“Spanja mirëpret rreth 80 milionë turistë çdo vit, prandaj dua të shpall, që nga korrikut, turistët e huaj do të lejohen sërish në Spanjë, normalisht nën kushte të shtuara sigurie. Turistët mund të fillojnë që tani planifikimin e pushimeve e te tyre në Spanjë”, shprehet kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Italia, që është një ndër vendet më të prekura nga coronavirus po bëhet gjithashtu gati për hapjen. Muzeu i Vatikanit po përgatitet për të rikthyer guidat ditore më 1 qershor, por tashmë me rezervim. Të gjithë turistët do të kontrollohen për temperaturën para se të hyjnë, ndërsa duhet të vendosin dhe maska. 

Në Gjermani, pavarësisht protestave të qytetarëve, kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur vendosjen e masave, pasi sipas saj janë të nevojshme. 

Më Francë tashmë janë hapur kishat, me kushtin që të respektohen distancat sociale, teksa ndalohen takimet dhe përqafimet. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026