Bilanci global i COVID-19, 52 milionë të infektuar dhe 1.3 milionë viktima. Amerika kontinenti më i prekur

14 Nëntor 2020 | 17:05

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë te regjistrojnë shifra rekord te infektimeve, teksa Rusia ka deklaruar se ka filluar prodhimin në masë të vaksinës kundër COVID-19.

Organizatat Botërore e Shëndetësisë bëri me dije se numri i të infektuarve me COVID-19 në rang global ka arritur në mbi 52 milionë persona teksa numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 1.29 milionë. Sipas OBSH-së kontinenti amerikan përbën gati gjysmën e shifrave të të infektuarve me mbi 23 milionë të prekur.

Europa dhe Azia Juglindore kane raportuar respektivisht 14.4 dhe 9.9 milionë të infektuar me coronavirus.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan një tjetër rekord negativ, teksa u regjistruan afërsisht 200 mijë raste me coronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të të infektuarve në mbi 11 milionë, e 244 mijë persona që nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin.

Edhe Rusia regjistroi mbi 21 mijë raste të reja me virusin COVID-19, teksa pandemia është duke u përkeqësuar edhe si pasojë e sezonit dimëror. Rastet e konfirmuara me COVID në Rusi janë 1.9 milionë banorë, teksa numri i viktimave ka shkuar në mbi 32 mijë.

Dmitry Peskov, zëdhënësi për shtyp në Kremlin deklaroi se kompanitë farmaceutike ruse kanë filluar prodhimin e vaksinës dhe se ky prodhim do të shtohet në muajt e ardhshëm. Ai u shpreh se vaksinimi në masë pritet të fillojë pas disa muajsh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026