Bilanci global i COVID-19: Rëndohet situata në SHBA
Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në mbarë botën kaloi kuotën e 36.3 milionëve, ndërsa bilanci i vdekjeve shkoi mbi 1 milion e 50 mijë viktima.
Të dhënat janë bërë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës kontinentet amerikane mbeten më të prekurat, duke përbërë thuajse gjysmën e rasteve globale, ose mbi 17.5 milionë raste. Pas tyre vijnë Azia jug-lindore dhe Evropa, përkatësisht me mbi 7.74 dhe 6.67 milionë njësi.
Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur në botë, si për nga infektimet ashtu dhe nga vdekjet. Konkretisht, mbi 7.6 milionë raste infektimi dhe mbi 213 mijë e 530 vdekje, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins.
Problematike mbetet situata edhe në Indi, ku në 24 orët e fundit janë verifikuar mbi 70 mijë e 490 raste të reja, duke i çuar shifrat mbi 6.9 milionë të prekur dhe thuajse 150 mijë të vdekur.
Në Evropë, Franca regjistroi thuajse 20 mijë e 340 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar bilancin në rreth 691 mijë e 970. Ndërkohë, vdekjet janë rritur me 109 njësi, duke shkuar në 32 mijë e 630 viktima.
Pas saj vjen Mbretëria e Bashkuar, që ka regjistruar thuajse 14 mijë raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 575 mijë e 680 njësi.
Ndërkohë, Italia po ia del më mirë se vendet e tjera të kontinentit të vjetër. Vendi fqinj regjistroi 5 mijë e 330 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 28 vdekje.
Ndërsa Spanja raportoi thuajse 6 mijë raste në 24 orë, duke arritur në 861 mijë e 110 raste dhe në 32 mijë e 930 vdekje, pas 240 viktimash të regjistruara në një ditë.
Problematike situata paraqitet edhe në Rusi, ku në të njëjtin hark kohor u regjistruan mbi 12 mijë e 120 raste me COVID, një rritje rekord kjo që e çon totalin mbi 1 milion e 272 mijë njësi. Në të njëjtën kohë, vendi raportoi 201 vdekje të reja, që në tërësi llogaritet të jenë rreth 22 mijë e 260.
Lexoni gjithashtu:
Rrezik për pyjet në Gjermani, ndryshimet klimatike po dëmtojnë ekosistemin
‘’Delta’’ zbarkon në Luiziana, uragani i dhjetë brenda vitit që godet SHBA-në
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta