Bill dhe Melinda Gates, fëmijët afrikanë, “viktima” të divorcit të çiftit filantrop
Miliarderi filantrop Bill Gates dhe bashkëshortja Melinda ishin ndër donatorët e parë që ndihmuan në ndërtimin dhe funksionimin e një shkolle në qytetin Cape Town, të Afrikës së Jugut.
Por të mërkurën e 5 majit, drejtori i shkollës shprehu shqetësimin e tij se divorci i çiftit mund të ndikojë tek fëmijët dhe shkollat e tjera në Afrikë që kanë marrë mbështetje nga fondacioni ‘Gates’.
Shkolla “Inkanini” ka mbi 1 mijë fëmijë që vijnë nga zona të varfra. Dy vjet më parë, ajo filloi të merrte fonde nga fondacioni ‘Gates’, që mbështeste nevojat në rritje të saj.
Duke folur për agjencinë e lajmeve “Reuters”, drejtori Andile Lili tha se lajmi për divorcin i ka shqetësuar, pasi mund të prekë zotimin e fondacionit për shkollën, si dhe për fëmijët afrikanë që mund të kthehen në viktima të kësaj ndarjeje.
“Ndoshta ata do të ndahen dhe fondacioni nuk do të preket. Shumë njerëz i thonë këto gjëra, por kur divorci të konkretizohet do të shkaktojë patjetër viktima dhe këto viktima do të jenë fëmijët e Afrikës, ku familja Gates u zotua se do të bënte shumë për shkollat, sikurse bëri për shkollën tonë”, thotë Andile Lili, drejtor shkolle në Cape Town.
Fondacioni ‘Gates’, një nga shoqatat më të mëdha të bamirësisë në botë, ka investuar shumë në Afrikë për të zgjidhur probleme si shëndetësia, arsimi, të drejtat e grave dhe për luftimin e varfërisë.
Ai u krijua në vitin 2000 dhe aktualisht ka mbi 51 miliardë dollarë në asete.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta