‘BioNTech’ zgjeron prodhimin, ndërtesa në Marburg synon të ndihmojë në shtimin e dozave të vaksinave

31 Mars 2021 | 10:52

Kompanitë ‘BioNTech’ dhe ‘Pfizer’ do të rrisin kapacitetin prodhues të vaksinës së tyre COVID-19 në 2.5 miliardë doza në fund të vitit 2021, lajmi u bë me dije nga ‘BioNTech’.

‘BioNTech’ prezantoi fabrikën e saj të re në qytetin gjerman të Marburg dhe një zgjerim të rrjetit  të prodhuesve dhe furnitorëve të palëve të treta si drejtues të vëllimeve më të mëdha të vaksinave.

“Masat dhe diskutimet shtesë me partnerët e mundshëm për të zgjeruar më tej kapacitetin prodhues dhe rrjetin janë duke vazhduar”, bëri me dije kompania  në një deklaratë me shkrim.

Që nga java e kaluar më shumë se 200 milionë doza të produktit, të njohur si BNT162b2 ishin furnizuar në më shumë se 65 vende, ndërsa urdhrat e nënshkruar për dorëzim në 2021 aktualisht arrijnë në 1.4 miliardë doza, tha BioNTech.

‘Përpjekjet për të rritur prodhimin në ndërtesën në Marburg, ku nisi prodhimin në shkurt, po bën “përparim të jashtëzakonshëm”, tha shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi Ugur Sahin.

Rregullatori i barnave të BE javën e kaluar dha miratimin ‘BioNTech’ për përdorimin e vaksinave COVID-19 të prodhuara në  këtë strukturë, i cili ka parashikuar prodhim vjetor prej 1 miliard dozash.

Kompania po punon gjithashtu për një dozë të tretë të vaksinës së saj, duke ndjekur regjimin standard me dy doza , për të zgjatur mbrojtjen kundër COVID-19 të shkaktuar nga variante të reja, ndjekur me studime shtesë të planifikuara.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026