Biseda mes Scholz dhe Erdogan: Retorika bërthamore e Rusisë është e papërgjegjshme 

2 Nëntor 2022 | 08:15

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kancelari gjerman Olaf Scholz vlerësuan në një bisedë telefonike të martën se “retorika bërthamore” e Rusisë është e papërgjegjshme, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

Scholz foli me Erdoganin për situatën aktuale në rajon.

Ai vlerësoi përpjekjet e Turqisë për të vazhduar eksportin e grurit nga Ukraina nëpërmjet Iniciativës së Detit të Zi.

Akuzat e Rusisë se Ukraina po përgatitet të përdorë të ashtuquajturën “bombë të pistë” u hodhën poshtë me vendosmëri nga Scholz si të pabaza.

Scholz dhe Erdogan ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm në lidhje me situatën aktuale të sigurisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026