Biseda në prapaskenë, Meloni-Erdoganit: Nëse lë duhanin mund të vras dikë
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shfaqur me humor në korridoret samitit për paqen në Gaza, gjatë një bisede informale me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Duke iu referuar zakonit të saj për të pirë duhan, Meloni tha me shaka:
“Nëse e lë, mund të vras dikë”, pasi Erdogan u shpreh se do të përpiqej ta ndihmonte atë ta linte duhanin.
“Dukesh shumë mirë. Por duhet të të bëj të lësh duhanin”, i tha Erdogan, i njohur për fushatat e tij kundër duhanit.
Në këtë shkëmbim u përfshi edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ndërhyri me një buzëqeshje:
“Është e pamundur!”, duke theksuar sfidën që përbën lënia e duhanit.
Meloni, duke e vijuar bisedën me të njëjtin ton, shtoi:
“E di, e di… nuk dua të vras dikë”, duke lënë të kuptohet se heqja dorë nga duhani mund të ndikojë në humorin e saj.
Në të kaluarën, Meloni ka rrëfyer se e kishte lënë duhanin për 13 vjet, por më pas e kishte rifilluar sërish.
LEXONI GJITHASHTU:
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht