Bisedime jo të lehta në Samitin e BE: A do të ketë sanksione ndaj Bjellorusisë e Turqisë?

2 Tetor 2020 | 07:23

Nuk duken aspak të lehta bisedimet në Samitin e Bashkimit Evropian e po ashtu as vetoja e Qipros për të vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se KE duhet të jetë konkret, në mënyrë që “nesër procedura e shkruar të implementojë sanksione mbi Bjellorusinë”.

Por presidenti Lukashenko mbetet jashtë listës së 40 personave të cilët do jenë pjesë e sanksioneve, përfshirë edhe ndalimin e udhëtimit. Sipas BE-së, ata kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale dhe kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Nga ana tjetër, Qipro ka bllokuar ndërmarrjen e sanksioneve deri kur anëtarët e unionit të vendosin masa më të forta kundër Turqisë për kërkimet për gaz në Mesdheun Lindor.

“Është koha që Turqia të tregojë se dëshiron të ketë një rrugë konstrukteve me ne dhe kjo është oferta jonë. Por ne jemi edhe  shumë të qartë se në të kundërt kemi në dispozicion të gjitha mjetet e duhura”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Udhëheqësit duhet të diskutonin për tre drafte përpara se të vinin në këtë marrëveshje; shumë prej tyre këshillojnë BE-në se duhet të kalojë në një sistem të votimit të shumicës për çështjet e politikës së jashtme.

Një natë e gjatë diskutimesh, por të paktën në ditën e dytë e të fundit të samitit ata do të mund të bëjnë me dije marrëveshjet e arritura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026