Bisedimet Britani-BE, Von der Leyen: Problem çështja e peshkimit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shprehu një optimizëm të moderuar për një marrëveshje post-Brexit, kur informoi ligjvënësit evropianë mbi gjendjen e negociatave me Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo tha se ndërsa është bërë progres për çështjet e nivelit bazë, bisedimet mbi peshkimin mbeten “shumë të vështira”.
Sinkron Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian:
“Aktualisht ka një shteg drejt marrëveshjes, mund të jetë një shteg i ngushtë, por ekziston. Ndaj është detyra jonë të vijojmë përpjekjet. Lajmi i mirë është se kemi gjetur një mënyrë për të çuar përpara shumicën e çështjeve, por tani çështja është se jemi sa pranë aq edhe larg njëri-tjetrit për shkak të dy temave të tjera, ato ujërave territoriale dhe peshkimi”.
Kryeministri britanik Boris Johnson e ka kthyer peshkimin dhe kontrollin e ujërave të Britanisë në një kërkesë kyçe në sagën e gjatë të largimit nga BE-ja.
Bisedimet mes dy palëve për shkëmbimet tregtare mund të zgjasin deri më 1 janar, kur periudha e tranzicionit të Brexit përfundon.
Zyrtarët përkatës po vijojnë bisedimet në Bruksel për të arritur një akord përpara se Britania të mos ndjekë më rregullat tregtare të Unionit.
Me trafikun që tashmë po penalizon aksesin në portet kryesore si ai në Dover të Anglisë dhe Kalesë në Francë, presioni për të arritur një pakt sa vjen e shtohet.
Lexoni gjithashtu:
Brexit, bisedimet do vazhdojnë, Von der Leyen dhe Johnson shtyjnë afatin e së dielës
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta