Bisedimet trepalëshe në ditën e dytë, Rusia vijon të bombardojë fqinjin
Bisedimet mes delegacioneve nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina në Abu Dhabi kanë hyrë të shtunën në ditën e dytë të tyre.
Ky është takimi i parë trepalësh që kur Kremlini i dha jetë fushatës së pushtimit ndaj fqinjit të tij në shkurt të 2022-shit dhe mbi ecurinë e tij dihet shumë pak.
Një burim konfidencial ka deklaruar për BBC se pakëz progres është arritur, por çështja kyçe e territoreve mbetet e pazgjidhur.
Aktualisht Rusia kontrollon rreth 20 për qind të Ukrainës, përfshirë disa zona të rajonit të Donbasit. Ajo kërkon që Kievi t’ia dorëzojë ato në tryezë, por deri më sot pala ukrainase e ka refuzuar një gjë të tillë.
Dhe teksa bisedimet në Abu Dhabi vijonin, natën mes së premtes dhe së shtunës Rusia kreu një seri sulmesh me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, duke vrarë një person dhe plagosur 23 të tjerë.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko bëri të ditur se viktima e sulmeve ishte regjistruar në qytetin e tij, ku 4 vetë kishin mbetur të lënduar. Ai shtoi se këta të fundit u shtruan në spital për të marrë mjekime.
Ndërkohë, 19 personat e mbetur u plagosën në një sulm në qytetin e Kharkivit, bëri të ditur kryebashkiaku tjetër Ihor Terekhov.
Në vijim të komunikimit me mediat, Klitschko tha se infrastruktura kritike e Kievit është dëmtuar dhe ka lënë pa ngrohje rreth 6 mijë ndërtesa.
Temperaturat në Ukrainë aktualisht janë nën zero dhe në një deklaratë të dhënë pas sulmit, presidenti Volodymyr Zelensky tha se: “Objektivi kryesor i rusëve ishte infrastruktura energjetike”.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta