Biznesi i vogël ul qepenin, tregtarët kërkojnë shtyrjen e fiskalizimit

31 Tetor 2021 | 19:51

Biznesi i vogël në kryeqytet ka ulur qepenat për rreth 1 orë. Në tregun ushqimor, në hyrje të Kombinatit në Tiranë, në shenjë proteste, dhjetëra tregtarë kërkuan shtyrjen e procesit të fiskalizimit.

Sipas tyre, procesi është i kushtueshëm dhe duhet shtyrë të paktën për vitin tjetër. Vështirësia e të bërit biznes për ta, ka ardhur, pas pandemisë edhe nga mungesa e ndihmës nga ana e qeverisë.

Ndërkohë, tregtarët ankohen edhe për rritjen e çmimit të karburanteve dhe efektin zinxhir të rritjes së çmimeve për artikuj të tjerë.

Në këtë situatë, ata kanë parë rënie të fuqisë blerëse. Mbi këto argumente, ata kanë përforcuar nevojën e anulimit të fiskalizimit këtë vit. Fiskalizmi për biznesin e vogël dhe të mesëm ka nisur në shtator dhe si afat të fundit ka 31 dhjetorin.

Sipas përllogaritjeve që bën Shoqata e Biznesit të Vogël, që një biznes i vogël a i mesëm të pajiset me sistemin e ri fiskal, duhet të paguajë jo më pak se 1300 euro. Shoqata thotë se do kërkojë përshkallëzimin e protestës, në rast se nuk merr vëmendje nga qeveria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026