Biznesi në shtatë muaj pandemi, kreu i Dhomës së Tregtisë: Nëse ne nuk kemi politika të qarta nuk besoj që ekonomia shqiptare ka për ta marrë veten
Në një intervistë për Euronews Albania Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë foli rreth situatës që po kalon sipërmarrja private në periudhën e pandemisë.
Sa i takon deklaratës së kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme, për heqjen e tatim fitimit por dhe çlirimin nga inspektimet, Jaka e ka konsideruar këtë si një frymëmarrje për targetin e caktuar të sipërmarrësve dhe padyshim e ka cilësuar si të mirëpritur.
Ai u shpreh se jo vetëm Dhoma e Tregtisë por gjithë sipërmarrja si rrallë herë e bashkuar ka paraqitur pranë qeverisë por edhe pranë formacioneve politike se kush janë kërkesat e sipërmarrjes dhe se ku duhet të ndërhyhet në mënyrë që gjithë kjo fazë pandemie të kalohet me sukses.
Nikolin Jaka tha se presin të kenë një tryezë dialogu dhe komunikimi pasi qeveria të ketë shqyrtuar gjithë dëmet që i janë shkaktuar sipërmarrjeve prej pandemisë në mënyrë që të kenë platformën e duhur për daljen nga situata.
“Ne nuk jemi të fokusuar që të etiketojmë paketa, mjafton që në tryezën e dialogut ne të hartojmë një platformë për daljen nga situata ku aktualisht ndodhet sipërmarrja private”,- tha ai në fjalën e tij.
Pyetur nëse politika shqiptare ka ndjekur politikat e duhura kreu i Dhomës së Tregtisë mbajti një qëndrim negativ.
“Më fal por ka 30 vite që politika shqiptare nuk ka ndjekur asnjëherë politikat e duhura për prodhuesit shqiptar”,- theksoi ai duke sjellë në vëmendje se janë plot 30 vjet që nuk shohin një platformë të qartë se si duhet stimuluar prodhuesi shqiptar.
Sipas tij reagimi i qeverisë dhe krijimi i një platforme duhet të jetë i shpejtë sepse sipas statistikave rezulton që Shqipëria do të ketë një deficit të rritjes ekonomike me 7-8%.
Jaka solli në vëmendje se qeveria nuk duhet të jetë në konkurrencë me vendet e rajonit por duhet të krijojë një platformë që të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë te sipërmarrja private.
Së fundmi pyetur se çfarë qëndrimi mbajnë lidhur me deklaratat e Partisë Demokratike, nëse janë thjesht premtime apo metoda efikase për të përballuar situatën Nikolin Jaka tha se pavarësisht vlerësimit që kanë për secilin propozim e vetmja mënyrë e sigurt për tejkalimin e vështirësisë është përmes dialogut.
“Vetëm kështu jam i bindur që mund të arrihet edhe ajo çfarë duhet për të dyja palët sepse pa një ekonomi të fortë jam i sigurt që nuk mund të kemi një qeverisje të qëndrueshme dhe të shëndetshme”,-përfundoi Jaka.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta