Bjellorusi, arrestohet rivali i Lukashenkos, qytetarët protestojnë për lirimin e tij, reagon BE-ja

19 Qershor 2020 | 09:41

Autoritetet bjelloruse kanë arrestuar rivalin kryesor të Presidentit Aleksandër Lukashenko, Viktor Babaryko.

Babaryko, 56 vjeç, ish-kreu i bankës tregtare Belgazprombank, i cili shihet gjerësisht si sfiduesi kryesor i Lukashenkos në zgjedhje presidenciale të gushtit, akuzohet për pastrim parash.

Presidenti Lukashenko, i cili është në pushtet që nga viti 1994 dhe kërkon një mandat të gjashtë përballet me sfidën më të madhe për autoritetin e tij në vite. 

Me mijëra qytetarë dolën në rrugë për të mbështetur 56-vjecarin Babaryko, i cili u arrestua së bashku me djalin e tij që po ashtu mbikëqyr fushatën e të atit.

Demonstruesit formuan një zinxhir të gjatë 4 kilometra në qendër të qytetit të Minskut, duke valëvitur flamurin kombëtar dhe duke brohoritur “Liri!”.

Babaryko denoncoi veprimet e autoriteteve  duke i cilësuar si pjesë e një fushate frikësimi.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen reagoi për ngjarjet në Bjellorusi duke thënë se “të gjithë politikanët dhe aktivistët e arrestuar në mënyrë arbitrare” duhet të lirohen.

Bjellorusia është një shtet kryesor në politikën e jashtme të BE-së.

Sidoqoftë, lidhjet jashtëzakonisht të ngushta të vendit me Rusinë e bëjnë atë një rast unik, jo shumë të interesuar për integrimin evropian dhe për shumë vite konsiderohet si “diktatura e fundit e Evropës”.

Sidoqoftë, zhvillimet e fundit kanë treguar një hapje të mundshme drejt Evropës pasi regjimi po i reziston integrimit me Rusinë, ndërsa përgjigja e vendit ndaj COVID-19 ishte si në asnjë vend tjetër në Evropë dhe mund të luajë një rol në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026