Bjellorusi, dhjetëra mijëra në protestë tetë javë pas zgjedhjeve

4 Tetor 2020 | 15:39

Protestuesit janë mbledhur në qendër të Minskut për të dielën e tetë radhazi kundër presidentit bjellorus Alexander Lukashenko.

Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën e duke arrestuar disa protestues.

Nga pamjet e protestave duken dhjetëra mijëra qytetarë që marshojnë në rrugët e qytetit me flamuj në dorë dhe duke brohoritur slloganë kundër qeverisë.

Protestat anti-Lukashenko mbahen prej dy muajsh duke tërhequr deri në 200 mijë protestues.

Në ditët e para pas zgjedhjeve, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shkop gome për të shpërndarë turmën.

Disa protestues kanë vdekur, shumë  të tjera janë plagosur e rreth 7 mijë janë arrestuar.

 

Lexoni gjithashtu:

Bisedime jo të lehta në Samitin e BE: A do të ketë sanksione ndaj Bjellorusisë e Turqisë?

Putin dënon presionin ndaj Bjellorusisë, teksa Macron takohet me Tsikhanouskaya

Bjellorusia paralajmëron se sanksionet OKB-së do të sjellin “kaos dhe anarki”

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026