Bjellorusia paralajmëron se sanksionet OKB-së do të sjellin “kaos dhe anarki”

27 Shtator 2020 | 10:09

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë ka paralajmëruar vendet e Perëndimit që të mos vendosin sanksione pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale dhe përplasjeve me protestuesit, teksa ka thënë se përpjekja e tyre nuk është gjë tjetër veçse “tentativa për të sjellë kaos dhe anarki në vend”.

Teksa Bashkimi Europian dhe Britania po bisedojnë për sanksionet, ministri i Jashtëm bjellorus, Vladimir Makei, u shpreh gjatë mbledhjes virtuale të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me liderët botërorë se “ndërhyrja në çështjet e brendshme, sanksionet dhe kufizimet do të kenë një efekt të kundërt dhe do jenë dëmtuese për të gjithë”.

“I bëjmë thirrje partnerëve tanë që të tregojnë mençuri, vetëpërmbajtje dhe paanshmëri”, tha Makei.

Fjalimi i Makei vjen pas një valë të gjatë protestash në Bjellorusi pas rizgjedhjes së presidentit Alexander Lukashenko. Lideri autoritar i ka zemëruar edhe më tej kundërshtarët e tij teksa u betua për mandatin e ri në një ceremoni të papritur dhe të fshehtë.

Demonstratat në Bjellorusi janë më të mëdhatë që prej kohës kur vendi shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në 1991.

Në tri ditët e para të protestave, policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba prej gome për të shpërndarë turmën. Disa protestues kanë humbur jetën, shumë  të tjerë janë plagosur dhe rreth 6 mijë janë arrestuar.

Javën e shkuara, Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë për të hetuar shkeljet mbi të drejtat e njeriut nga qeveria e Lukashenkos.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë vënë në dyshim rezultatin dhe kanë kritikuar dhunën policore kundrejt protestuesve paqësorë.

 

Lexoni gjithashtu: 

BE dhe SHBA e cilësojnë të paligjshëm betimin e presidentit bjellorus

Protesta në Bjellorusi, opozita manifeston kundër betimit të Lukashenkos

Liderja opozitës Tsikhanouskaya nxit BE-në për sanksione më të ashpra kundër Lukashenkos

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026