Blinken kritik ndaj Kinës për COVID-19: Nuk u dha qasje në kohë reale ekspertëve ndërkombëtarë

12 Prill 2021 | 09:19

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken sulmoi Kinën për reagimin e saj të ngadaltë ndaj pandemisë së COVID-19.

“Ajo nuk bëri atë që duhej të bënte, që në kohë reale t’u jepte qasje ekspertëve ndërkombëtarë, të shkëmbente informacion, të ishte me të vërtetë transparente”, tha Antony Blinken, i cili shtoi se duhet të bëhet një hetim i mëtejshëm mbi origjinën e virusit në Wuhan të Kinës.

Sipas diplomatit amerikan, COVUD-19 tregoi se duhet të vendoset një sistem më i fortë global shëndetësor për t’u siguruar që kjo situatë të mos përsëritet.

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump po ashtu ka qenë kritik ndaj Kinës duke e akuzuar se ka fshehur informacione, madje duke e cilësuar COVID-19 si virusi kinez.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026