Blinken: Rrjedhja e inteligjencës nuk ka ndikuar në bashkëpunimin me partnerë

15 Prill 2023 | 19:18

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar në lidhje me daljen e të dhënave nga Pentagoni.

Në reagimin e kësaj të shtune Blinken tha se dalja e dokumenteve ‘top sekret’ të inteligjencës, nuk ka ndikuar në bashkëpunimin e Uashingtonit me partnerë dhe aleatë.

Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara me partnerët dhe aleatët në këtë çështje.

“Bazuar në bisedat që kemi pasur, nuk kam rastisur në diçka që do të ndikonte në bashkëpunimin tonë me partnerë dhe aleatë”, ka thënë Blinken, duke shtuar se ai dëgjuar vetëm “përgëzime” për hapat që ka marrë Uashingtoni.

Një 21-vjeçar, anëtar i Gardës Kombëtare të Forcave Ajrore të SHBA-së, i akuzuar për rrjedhje të informacioneve të inteligjencës, është akuzuar të premten për kopjim të paligjshëm dhe publikim të materialit të klasifikuar.

Jack Douglas Teixeira, nga Masaçusets, është arrestuar nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve, të enjten në shtëpinë e tij.

Kjo rrjedhje e informacioneve besohet se është më seriozja për SHBA-në prej publikimit të më shumë se 700.000 dokumenteve dhe incizimeve në ueb-faqen ËikiLeaks më 2010.

Pentagoni e ka konsideruar rrjedhjen e fundit si “të qëllimshme, akt kriminal”, shkruan Rel.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026