Blinken takon Macron në Paris, sekretari i DASH: Dallime për çështjen bërthamore iraniane
25 Qershor 2021 |
22:20
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua të premten në pallatin Elize të Parisit me presidentin francez, Emmanuel Macron, me të cilin diskutoi një seri çështjesh gjeopolitike.
Në përfundim të takimit, Blinken tha se me palën franceze mbeten dallime serioze sa i takon përpjekjeve për të ripërtërirë marrëveshjen bërthamore, por shtoi se shpreson që një raund i ri bisedimesh indirekte t’i përafrojë qëndrimet.
Ndër të tjera, Blinken shprehu shqetësimin për sulmet ndaj forcave të sigurisë në Afganistan, në një kohë kur SHBA planifikon tërheqjen e trupave.
Vizita e tij vjen dy javë pas samitit të NATO-s dhe atij të G7-s, ku presidenti Joe Biden rivendosi lidhjet me Evropën dhe deklaroi se Amerika është kthyer.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta