Blinken zhvillon bisedime në Bruksel mes tensioneve në rritje në kufirin me Ukrainën

13 Prill 2021 | 11:16

Këtë të martë, sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken viziton Bruksel, ku do të zhvillojë takime me aleatët evropianë dhe të NATO-s, pas një grumbullimi të madh forcash ushtarake në kufijtë me Ukrainën dhe në Krime.

Departamenti i Shtetit thotë se të mërkurën Blinken do të takohet në kryeqytetin belg nga sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin për konsultime shtesë.

Tensionet janë duke u zhvilluar në Ukrainën lindore javët e fundit, në një zonë ku ushtria ka qenë në konflikt me separatistët e mbështetur nga Rusia për shtatë vjet.

Sasi të mëdha të pajisjeve ushtarake ruse janë vendosur pranë kufirit.

Kjo pason një periudhë qetësie që kur një armëpushim hyri në fuqi në korrik të vitit 2020.

Ndërkohë ministrat e jashtëm të G7, si Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja deklaruan se ishin “thellësisht të shqetësuar” për vendosjen e ushtrisë në kufi dhe i kërkuan Rusisë të “pushojë provokimet e saj dhe të de-përshkallëzojë menjëherë tensionet”.

Afganistani dhe marrëveshja bërthamore e Iranit do të jenë gjithashtu në krye të axhendës së vizitës së Blinken.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026