Bllokimi i kanalit të Suezit, dështon operacioni i lirimit, kostoja 8.5 miliardë euro në ditë
Një përpjekje e nisur ditën e premte për të zhvendosur anijen me kontejnerë e bllokuar në Kanalin e Suezit ka dështuar.
Lajmin e konfirmoi kompania që kishte marrë përsipër operacionin, gjermania BSM, e cila deklaroi se një ekip shpëtimi nga Holanda dhe dy anije tërheqjeje do të mbërrijnë më 28 mars për të ndihmuar në zhvendosjen e objektit.
Sipas kompanisë, aktualisht fokusi është drejtuar tek heqja e rërës dhe baltës përreth anijes.
Si pasojë e bllokimit, anije të shumta me kontejnerë si në anën veriore ashtu dhe në atë jugore të kanalit u rreshtuan në radhë ditën e premte.
Impakti i bllokimit të Suezit tek tregtia globale pritet të jetë i madh, pasi çdo ditë në të kalojnë mallra me vlerë 8.5 miliardë euro. Gjithashtu, 10 për qind e tregtisë globale kalojnë përmes kanalit në fjalë, përfshirë 1.9 milionë fuçi naftë në ditë.
Edhe 10 për qind e gazit të lëngshëm që qarkullon nëpër botë kalon po ashtu përmes Suezit.
Hetimet paraprake tregojnë se mjeti lundrues u bllokua për shkak të erërave të forta dhe përjashtojnë ndonjë defekt mekanik.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta