Bllokohet fondi i rimëkëmbjes në BE, Hungaria dhe Polonia nuk heqin dorë nga vetoja
Liderët e Hungarisë dhe Polonisë u zotuan për mbajtjen në fuqi të vetos së tyre ndaj buxhetit të BE-së për rimëkëmbjen nga pandemia.
Dy vendet vazhdojnë të kundërshtojnë mekanizmin që lidh fondet për vendet e prekura nga COVID me parimet e sundimit të ligjit, duke deklaruar se plani i BE rrezikon të nxjerrë bllokun nga shinat.
BE ka propozuar një mekanizëm që lidh buxhetin prej 1.8 trilion eurosh, që përfshin 750 miliardë të planifikuar për rimëkëmbjen nga koronavirusi, me detyrimin për të respektuar sundimin e ligjit.
Kjo përfshin dhe fushat që kanë të bëjnë me vlerat demokratike, të drejtat e njeriut dhe pavarësinë e gjyqësorit.
Në një deklaratë të përbashkët në Budapest, kryeministrat Viktor Orban dhe Mateus Moraviecki kundërshtuan mekanizmin që sanksionon vendet anëtare për shkelje të këtyre parimeve.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta