Bombarduesit rusë mbi Mesdhe, Kremlini publikon pamjet: Mos luani me zjarrin

25 Qershor 2021 | 22:15

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi të premten pamje të avionëve me kapacitete bërthamore “Tu-22M3” teksa fluturonin mbi detin Mesdhe në kuadër të një stërvitjeje.

Avionët bombardues shoqëroheshin nga avionë të tjerë luftarakë, bëri të ditur ministria në një deklaratë.

Sipas njoftimit, fluturimi ishte pjesë e një stërvitjeje të përbashkët detare dhe ajrore në lindje të Mesdheut, ku Moska vepron në një bazë ajrore në bregun sirian.

Baza Hmeymin u ndërtua në vitin 2015, kur Rusia ndërhyri ushtarakisht në konfliktin sirian.

Po të premten, Moska zyrtare paralajmëroi Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara që të mos luajnë me zjarrin duke dërguar anije luftarake në Detin e Zi dhe deklaroi se do të mbrojë kufijtë e saj me çdo mjet, edhe duke përdorur forcën ushtarake.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes u shpreh se nuk do të ishte e mençur që Londra dhe Uashingtoni të afroheshin në brigjet e Krimesë, të cilën Moska e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

“Pas dështimit epik për të shkaktuar provokime, ne i bëjmë thirrje Pentagonit dhe marinës britanike, që po dërgojnë anijet e tyre në Detin e Zi, të mos luajnë me fatin. Anija britanike “Defender”, e cila lundroi të mërkurën në ujërat e Krimesë, nuk ishte gjë tjetër veç se një objektiv për ne”, tha gjeneral Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

Rusia deklaroi të mërkurën se kishte qëlluar të shtëna paralajmërimi dhe se kishte vendosur bomba në shtegun e anijes britanike, me qëllim për ta dëbuar nga brigjet e Krimesë.

LEXONI GJITHASHTU:

“Dialog me Rusinë”, propozimi franko-gjerman kundërshtohet nga Polonia dhe Letonia

Rusia paralajmëron me të shtëna luftanijen britanike në Detin e Zi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026