Bora mbulon Evropën, në Francë, Belgjikë e Gjermani reshjet zbardhin rrugët

17 Janar 2021 | 08:24

Parisi përjetoi të shtunën dëborën e parë, me qytetarët që nxituan të dilnin për ta shijuar atë.

Megjithatë, shanset për t’u argëtuar ishin të kufizuara pasi shtetrrethimi në Francë nis në gjashtë të pasdites deri në gjashtë të mëngjesit.

Masa në fjalë, e aplikuar në 25 rajone të Francës, u zgjerua në nivel kombëtar nga e shtuna, duke përfshirë zona ku shtetrrethimi fillonte në orën 20:00.

Edhe Brukseli u mbulua nga një shtresë dëbore që arriti deri në 10 centimetër e që ra në mbarë Belgjikën.

Ndërkohë, në Gjermani, në jug të vendit, borëpastrueset u angazhuan për të pastruar rrugët.

Në lokalitetin Obermaiselshtajn, në landin e Bavarisë, të paktën dhjetë punonjës u kujdesën që të pastronin dëborën e ditëve të fundit, që kishte arritur në 1.5 metër.

Më së shumti, reshjet shkaktuan kaos në jug të Gjermanisë.

Një grua 72-vjeçare gjeti vdekjen pasi një degë peme me dëborë ra mbi të, teksa ajo shëtiste qenin, pranë kufirit me Zvicrën.

Gruaja u gjet ende e gjallë nga i biri, por ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve dhe hipotermisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026