Bota do jetë ndryshe, si e pritën londinezët lajmin për vdekjen e mbretëreshës
Ndërsa fëmijët e saj mbërritën në Kështjellën Balmor për të qenë pranë shtratit të mbretëreshës, i gjithë kombi priti, duke u përgatitur për më të keqen, duke u lutur për më të mirën.
Turmat u mblodhën jashtë Pallatit Buckingham duke mos e besuar lajmin.
Siç e kërkon tradita, pallati vendosi një njoftim jashtë portave që njoftonte vdekjen e mbretëreshës. Flamujt u ulën në gjysmështizë.
“Ne e ndjenim se kjo ditë do të vinte, dhe nuk do ta besonim. Unë isha këtu dhe qëndrova me fëmijët e mi, nuk e takova kurrë mbretëreshën, isha këtu në qershor për jubileun dhe e ndjeva se duhet të vija”, thotë John Harrison.
“Mendoj se vërtetë është një kohë reale tranzicioni. Jo vetëm një kryeministër i ri, por tani një monark i ri. Është një kohë tranzicioni për kombin”, shprehet Angus Kincaid.
Mbretëresha Elizabeta II është një ikonë e shekujve 20 dhe 21, monarku më jetëgjatë në Britani.
“Ajo ka mbetur konstante në zemrën dhe establishmentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe i mënyrës së jetesës së Britanisë. Në një vend që ndonjëherë mund të duket përçarë, ajo mbeti jashtëzakonisht popullore si forcë bashkuese, një burim i besueshëm ngushëllimi në kohë të vështira dhe një mbretëreshë që mund të gjente pajtim në mosmarrëveshje”, thotë Luke Hanrahan.
“Bota do të jetë ndryshe, Commonwealth do të jetë ndryshe, bota anglishtfolëse do të jetë rrënjësisht e ndryshme –pothuajse çdo kryetar shteti, dëshiron të vijë dhe të shohë mbretëreshën për një arsye specifike: Sepse ajo i takoi të gjithëve”, u shpreh Chris Imafidon, ekspert mbretëror.
Një mbretërim i gjatë i karakterizuar nga një ndjenjë e fortë detyre. Një vendosmëri për t’ia kushtuar jetën fronit dhe popullit të saj. Kjo figurë duket se është e vështirë të përsëritet jo vetëm në historinë britanike.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta