Bota izolon Britaninë, qetëson OBSH: Lloji i ri i virusit pjesë normale e evolucionit të pandemisë
Për shkak të shfaqjes së variantit të ri të COVID-19 izolohet edhe me shume Britania e Madhe. Si një efekt domino, shumë shtete në mbarë botën kanë marrë vendimin të pezullojnë përkohësisht udhëtimet drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Qeveritë spanjolle dhe portugeze u janë bashkuar kombeve të tjera evropiane për pezullimin e fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar pas zbulimit të variantit të ri të virusit, i cili mendohet të jetë rreth 70 për qind më i transmetueshëm.
Së bashku me Spanjën dhe Portugalinë, Ministria daneze e Transportit njoftoi se do të mbyllë hapësirën ajrore për të gjithë pasagjerët nga Britania
Rusia, Polonia, India, Pakistani, Jordania, Kili dhe Argjentina u janë bashkuar listës së shteteve që izolojnë Britaninë.
Ndërsa lista e vendeve që vendosin kufizime të udhëtimit me Mbretërinë e Bashkuar shtohet, Organizata Botërore e Shëndetësisë u përpoq të reduktojë alarmin, duke theksuar se llojet e reja të virusit ishin një pjesë normale e evolucionit të një pandemie dhe se nuk ishte “jashtë kontrollit”.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta