Brazil, infektohet dhe presidenti Bolsonaro, kundërshtar i masave kundër virusit
Presidenti i Brazilit, i cili në fillim e quante pandeminë sajesë e më pas qortonte guvernatorët e shteteve që izolonin popullsinë, është infektuar edhe vetë me COVID-19.
Bolsonaroja e konfirmoi që është infektuar gjatë një interviste në televizion, ndërkohë që kjo ishte e disata herë që testohej.
Ai e ka kundërshtuar aq me forcë izolimin kundër COVID-19, sa jo vetëm që e quajti “grip të thjeshtë” në fillim, por bëri thirrje dhe që populli brazilian të armatosej si në SHBA.
“Është shumë e lehtë të vendosësh diktaturë në Brazil. Njerëzit janë në shtëpi. Prandaj dua që populli të armatoset, që të sigurohen se s’do të dalë ndonjë bir bushtre e të vendosë diktaturë këtu”, tha Bolsonaroja në mbledhjen e qeverisë.
Edhe kur vendi i tij u rendit i dyti më i prekur në botë, pas SHBA-ve, presidenti Bolsonaro vazhdoi me një qasje më të lehtë ndaj coronavirusit.
Ai vendosi veton për mbajtjen e maskave në kisha, shkolla, dyqane e fabrika. Veç kësaj, pengoi edhe detyrimin ligjor që i bënte bizneset të ofronin maska për stafin e tyre.
Duke ndjekur shembullin e Trump, Bolsonaroja gjithashtu qortoi OBSH-në e madje kërcënoi ta largonte Brazilin nga unioni.
“SHBA-të e braktisën OBSH-në. Po mendojmë ta bëjmë dhe ne në të ardhmen. Nëse OBSH nuk punon me paanshmëri ideologjike, ne mund të largohemi”, tha ai në javën e parë të qershorit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta