Brazili kërcënon të largohet nga OBSH

6 Qershor 2020 | 16:31

Në të gjithë botën janë regjistruar më shumë se 6.7 milionë raste me të infektuar nga COVID-19, si dhe 395 mijë të vdekur.

Numri më i lartë është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 109 mijë në total. Në Europë, vendi më i prekur është Mbretëria e Bashkuar, me më shumë se 40 mijë të vdekur.

Brazili është tashmë vendi i dytë në botë për numër të infektuarish, 614 mijë, dhe i treti për të vdekurit, me 34 mijë.

Presidenti i vendit ka kërcënuar se do të largohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke marrë si shembull homologun amerikan, Donald Trump, duke e akuzuar organizatën për njëanshmëri.

“SHBA-të e braktisën OBSH-në. Po mendojmë ta bëjmë dhe ne në të ardhmen. Nëse OBSH nuk punon me paanshmëri ideologjike, ne mund të largohemi”, tha ai.

“Nuk kemi nevojë për të huaj që të vijnë e të shfaqin ndjenjat e tyre për shëndetësinë në Brazil”, tha Bolsonaro për gazetarët në Brazilia.

Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel tha në deklaratën e përjavshme para mediave se vendi duhet të marrë borxh për të paguar shpenzimet e shtuara, për atë që e quajti krizën më të rëndë ekonomike q pas Luftës së Dytë Botërore.

Qiproja, një ishull i varur shumë nga turizmi, ka vendosur të hapë dyert për pushuesit, më në fund, por pret që prenotimet të jenë rreth 70% më pak.

BE-ja e ka të pamundur që të koordinojë hapjen e kufijve të brendshëm, pasi vendet kanë ligje të ndryshme. Megjithatë, shumica kanë pranuar që t’i heqin kontrollet në kufi pas datës 15 qershor.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026