Breshkat e “Darwin” në tregun e zi, 185 ekzemplarë do trafikoheshin nga kontrabandistët
Një grup prej 185 breshkash, në rrezik zhdukjeje, u zbuluan nga autoritetet ekuadioriane brenda një valixheje në aeroportin e Ishujve Galapagos.
Zvarranikët e vegjël, të cilët ishin rreth tre muajsh, u gjetën të mbështjellë me qese plastike në ishullin e Santa Cruz. Dhjetë prej tyre kishin ngordhur
Ministri i Ambientit në Ekuador, Marselo Mata e përshkroi incidentin si një krim ndaj faunës dhe trashëgimisë natyrore të vendit.
“Trafikimi i specieve në rrezik është tregtia e 4-t ilegale më fitimprurëse në botë, që gjeneron miliona euro. Në rastin e specieve në fjalë, ato do dërgoheshin në Aeroportin Guajakuil në Ekuador, ku do të trafikoheshin për qëllime përfitimi në tregjet aziatike,” – tha Jorge Rosillo, drejtor i Aeroportit Ekologjik të Galapagos.
Shume specie kafshësh dhe bimësh që ndodhen në ishujt Galapagos janë veçori unike e ishujve që ndodhen në Oqeanin Paqësor, rreth 1000 kilometra larg Ekuadorit.
Më parë kanë ekzistuar 15 specie të ndryshme breshkash në ishujt e arkipelagut, dhe tre prej tyre janë zhdukur. Dënimi për kontrabandë të specieve në rrezik në Galapagos është deri në 3 vite burgim.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta