Brexit, bisedimet do vazhdojnë, Von der Leyen dhe Johnson shtyjnë afatin e së dielës
Negociatat për Brexit do të vazhdojnë pavarësisht afatit të vendosur për këtë të diel për arritjen e një marrëveshjeje, përpara se Britania të lërë BE-në.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se është një lëvizje e përgjegjshme që bisedimet të zgjaten me “një milje shtesë”.
Sipas saj, procesi i dialogut do të vijojë në Bruksel.
Nga ana tjetër, kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se vendi i tij nuk do të largohet nga negociatat dypalëshe, të cilat duhet të vijojnë për të gjetur një akord.
Megjithatë, Johnson nënvizoi se palët kanë qëndrime shumë të kundërta lidhur me çështjet kyçe dhe duhet të jenë gati ta përfundojnë procesin edhe pa një marrëveshje.
Së pari, Marina Mbretërore ka deklaruar se është gati të patrullojë ujërat britanike në rast se nuk ka pakt për peshkimin. Nga ana tjetër, një dështim i mundshëm do ta bënte transportin e mallrave mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar më të ngadaltë.
Sikurse tha dhe kryeministri britanik të premten, gjasat janë që të mos ketë akord.
Lexoni gjithashtu:
E diela afati i fundit, Brukseli dhe Londra, frikë për një Brexit pa marrëveshje
Brexit në fazë kritike. Britani-BE, vijon përplasja për peshkimin dhe konkurrencën
Rifillojnë bisedimet për Brexit, pak shanse për një marrëveshje
Marrëdhëniet post-Brexit, Londër-Bruksel bëhen gati për një skenar pa marrëveshje
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta