Britani-BE, Londra refuzon shtyrjen e shkëputjes ekonomike përtej fundvitit

13 Qershor 2020 | 10:48

Qeveria britanike deklaroi se do të shtyjë vendosjen e plotë të kontrolleve kufitare për mallrat që vijnë nga Bashkimi Evropian, por përjashtoi mundësinë e shtyrjes së shkëputjes tërësore ekonomike përtej fundit të këitj viti.

“Ne nuk mendojmë se shtyrja e periudhës së tranzicionit është gjëja e duhur. Ne do t’i japim fund asaj më 31 dhjetor. Kjo i ofron qartësi dhe siguri biznesit. Dhe njoftimi ynë sot i lejon bizneseve të llogarisin në mënyrën e duhur dhe fleksibël largimin tonë nga BE-ja dhe rikthimin e kontrollit”, deklaroi Michael Gove, ministri britanik për Brexit.

Nga ana e tij Bashkimi Evropian e ka pranuar faktin se Mbretëria e Bashkuar nuk do të zgjasë periudhën në fjalë. Por për disa ligjvënës, refuzimi për ta bërë një gjë të tillë ka vetëm qëllime përfitimi.

“Ata duan të sigurojnë të gjitha përfitimet, edhe pse nuk janë më anëtarë të Bashkimit Evropian, edhe pse nuk i kanë kushtet. Ne jemi në gjysmën e periudhës së tranzicionit dhe pavarësisht se kishim 4 raunde bisedimesh dhe aktualisht ndodhemi në ngërç”, u shpreh eurodeputetja holandeze Kati Piri.

Blloku evropian është partneri kryesor ekonomik i Britanisë, duke përbërë gjysmën e kapaciteteve tregtare të Mbretërisë së Bashkuar. Në shkurt, Londra zyrtare njoftoi se mallrat që viijnë nga BE-ja do t’i nënshtrohen inspektimeve duke nisur nga janari i ardhshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026