Britani, dy persona shpallen fajtor për vrasjen e 39 emigrantëve që u gjetën në një kamion vitin e shkuar
Autoritetet në Britani të Madhe shpallën fajtor dy persona të tjerë për vrasjen e 39 emigrantëve vietnamezë, trupat e të cilëve u gjetën në një kamion vitin e shkuar.
Emigrantët, 31 burra dhe 8 gra, u asfiksuan pasi qenë fshehur në një kontejner frigoriferik, i cili udhëtoi nga porti belg i Zeebrugge në zonën e Essex në Britani të Madhe në muajin tetor 2019.
Gheorghe Nica, 43 vjeç, i dyshuar si kreu i një organizate të trafikut të njerëzve dhe Eamonn Harrison, 24 vjeç, kamionist u dënuan nga një gjykatë në Londër për vrasjen e emigrantëve.
Të dy i kanë hedhur poshtë akuzat, ndërkohë që vendimi përfundimtar pritet të zbardhet ditët në vijim.
Dy persona të tjerë të dyshuar, Maurice Robinson, i cili ishte drejtues i kamionit në momentin kur u gjetën kufomat dhe Ronan Hughes, menaxher i lëvizjeve të transportit qenë shpallur gjithashtu fajtor për vrasje dhe trafik njerëzish dhe dënimi i tyre pritet të zbardhet seancën e radhës.
Ndërkohë kamionistët Christopher Kennedy dhe Valentin Calota, të cilët kur u arrestuan pretenduan se nuk e dinin se çfarë kishte ngarkesa dhe se në dijeninë e tyre ata po transportonin cigare, u shpallën fajtorë për bashkëpunim në trafik të paligjshëm emigrantësh.
Autoritetet britanike thuhet se kanë faktuar së paku tre raste ku grupi në fjalë dyshohet të ketë organizuar trafik njerëzish – dy lëvizje të suksesshme më 11 dhe 18 tetor dhe rasti tragjik i 23 tetorit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta