Britani, maskat të detyrueshme gjatë transportit publik

5 Qershor 2020 | 07:56

Mbretëria e Bashkuar një nga vendet më të prekura nga coronavirus përgatitet për sfidën e radhës atë të rikthimit në normalitet.

Me rihapjen e dyqaneve jo-thelbësore dhe rritjen e mundshme të pasagjerëve në transportin publik,  duke nisur nga 15 qershori qeveria do të bëjë të detyrueshëm mbajtjen e maskave në autobusë, metro dhe trena.

”Nuk është e thënë të përdoren maska kirurgjikale, duhet t’i ruajmë për ambiente klinike, do të thotë të mbuloni fytyrën me diçka që mund ta bëni në shtëpi.  

Do të ketë përjashtime nga këto rregulla për fëmijë shumë të vegjël, për persona me aftësi të kufizuara dhe ata që kanë vështirësi në frymëmarrje. Por, në këtë fazë, ne po bëjmë atë që shumë vende të tjera u kanë kërkuar pasagjerëve të respektojnë,” u shpreh Sekretari i Transportit, Grant Shapps.

Britania e cila është shteti i dytë në botë me numrin më të lartë të viktimave mirëpriti një konferencë online  e cila mblodhi më shumë se 7,7 miliardë euro për të imunizuar 300 milion fëmijë në vendet në zhvillim ndaj sëmundjeve të tilla  si malarja dhe pneumonia.

Italia nga ana tjetër cdo ditë po ia del mbanë. Në shumë rajone nuk raportohet më për të infektuar dhe në 24 orë janë regjistruar vetëm 5 raste me covid 19.

Por sikundër në shumë shtete ekspertët shprehen se numri real i të infektuarve nuk dihet ppasi shumë njerëz nuk janë testuar asnjëherë.

Për shkak të pandemisë këtë vit Dita e Bastijës në Francë do të festohet ndryshe. Jo trupa që marshojnë, do të jetë një ceremony duke respektuar rregullat e shëndetit.

Po ashtu do të ketë një ceremoni nderimi për punonjësit e shëndetësisë. E vetmja gjë që do të ruhet është fluturimi ajror mbi paris.

Tradita dhe respekti për distancimin shoqëror janë dy faktorë që  kazinotë në Monako përpiqen të kombinojnë në mënyrë që të kenë klientët të vjetër dhe të rinj.Panelet, ruletat e dezinfektuara në mënyrë të përpiktë dhe shenjat që kërkojnë të respektojnë distancën, të japin një imazh të shkurtër se si duket normaliteti i ri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026