Britania do të mbyllë të gjithë korridoret e udhëtimit duke filluar nga e hëna në mëngjes për t’u mbrojtur nga risqet e reja të paidentifikuara.
Çdo individ që udhëton drejt Britanisë duhet të tregojë një test negativ të COVID-it.
Një gjë e tillë nisi së pari si një kufizim për udhëtarët që udhëtonin nga Amerika e Jugut dhe Portugalia për shkak të shqetësimeve që lindën nga identifikimi i një varianti të ri të virusit të identifikuar në Brazil.
Boris Johnson u shpreh që rregullat e reja do të vazhdojnë së paku deri më 15 shkurt.
Po cilat janë rregullat e reja për udhëtarët? A i ka ndaluar Britania të gjitha fluturimet ndërkombëtare?
Në një dalje për mediat nga Downing Street, kryeministri Boris Johnson tha që ishte ‘jetësore’ që të merreshin masa shtesë.
Të gjitha korridoret e udhëtimit do të mbyllen duke filluar nga ora 04:00 e mëngjesit të hënën.
Pas kësaj, çdo udhëtar që do të shkojë në Britaninë e Madhe do t’i duhet që të karantinohet për 10 ditë, dhe në rast se testi i tyre rezulton negativ pas 5 ditësh mund t’i shkurtohet periudha e karantinimit.
Edhe sindikata britanike e aviacionit tha që i mbështeste kufizimet e fundit duke supozuar që qeveria do t’i hiqte ato sapo rreziku të largohej dhe të ishte një situatë më e sigurt.
Lideri laburist, Sir Keir Starmer tha që ishte hapi i duhur, por e quajti marrjen e këtij vendimi si të vonuar.
Lexoni gjithashtu: