Britania dhe Kanadaja vendosin sanksione ndaj Lukashenkos dhe krerëve bjellorusë
Britania dhe Kanadaja njoftuan se kanë vendosur sanksione ndaj figurave të larta bjelloruse, përfshi presidentin Aleksandër Lukashenko, pas ngjarjeve të muajve të fundit dhe dhunës së përdorur ndaj protestuesve civilë.
Sanksionet përfshijnë shtatë zyrtarë, mes tyre ministri i brendshëm, shefi i policisë së rendit dhe djali i Lukashenkos, Viktori.
Lukashenko është udhëheqësi i parë i një vendi të huaj që sanksionohet nga Mbretëria e Bashkuar nëpërmjet programit të ri, që u vu në zbatim këtë korrik, të quajtur “Të Drejtat e Njeriut në shkallë Globale”.
‘Ne nuk i pranojmë rezultatet e zgjedhjeve të manipuluara. Do të quajmë përgjegjës ata që vunë në zbatim dhunë kundër popullit bjellorus, dhe do të vazhdojmë të mbështesim vlerat tona pë demokraci e të drejta njeriu”, tha Sekretari britanik i çështjeve me jashtë, Dominic Raab.
Ministri i jashtëm kanadez, Fransua Filip Shampanjë, tha se dy vendet po bashkëpunonin në mënyrë që sanksionet të kishin një efekt më të fortë.
Lukashenko vazhdoi të qëndrojë në pushtet me një tjetër mandat, pas pothuajse 30 vitesh, me zgjedhje që i dhanë rreth 80% të votave.
Shumë përfaqësues të opozitës dolën në protesta, të mbështetur nga populli, duke deklaruar se zgjedhjet kishin qenë të manipuluara.
Përgjigjja e Lukashenkos ndaj tyre ishte e dhunshme dhe e ashpër, duke bërë që vendet perëndimore të mos e njohin rezultatin e zgjedhjeve.
Lukashenko i quajti këto veprime si përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendit, ndaj dërgoi ushtrinë në kufijtë me BE-në dhe u takua me Putinin, të cilit i kërkoi mbështetje ushtarake në rast të ndërhyrjes nga forca të huaja.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta