Britania drejt recensionit, më e vështirë të gjendet një punë apo të rriten rrogat
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është tkurrur me 0.3% janë këto të dhëna nga zyrat e Statistikës
Të dhënat sugjerojnë se prodhimi u ngadalësua, duke penguar rritjen ekonomike gjatë verës.
Brenda natës paundi ra ndjeshëm pas disa javësh paqëndrueshmërie. Frika shtohet, shprehen analistët, se vendi mund të shkojë drejt recensionit.
Kjo do të thotë se mund të jetë më e vështirë për të gjetur një punë dhe do të jetë sfiduese për të marrë një rritje page.
Mund të jetë edhe më e ashpër për xhepat e të gjithëve pasi situata mund të nënkuptojë se Banka e Anglisë mund të rrisë përsëri normat e interesit nëse inflacioni nuk ulet.
Në konferencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, guvernatori i Bankës së Anglisë Andrew Bailey zbuloi disa masa për të qetësuar tregjet e tronditur nga minibuxheti i qeverisë për uljen e taksave.
Ai tha se po zgjeronte fushën e blerjeve ditore të obligacioneve qeveritare deri të premten për të përfshirë letrat me vlerë të lidhura me indeksin.
Masat mbështetëse janë planifikuar të zgjasin pak. Se çfarë do të ndodhë më pas, do të varet nga besimi i tregjeve dhe i qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta