Britania e Madhe kërcënon BE-në: Gati të prishim marrëveshjen e Brexit
Britania e Madhe pritet të kërcënojë së shpejti BE-në se do të devijojë nga marrëveshja e Brexit nëse unioni nuk tregon më shumë fleksibilitet në lidhje me kufirin e Irlandës së Veriut.
David Frost, ministri britanik që udhëheq negociatat e Brexit, po përgatitet të njoftojë së shpejti një ndryshim të protokollit, i cili mund të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet me BE-në.
Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, një seri planesh po ndërthuren në selinë qeveritare në “Downing Street”, me Frost që pritet të përditësojë Parlamentin ditën e mërkurë mbi këtë çështje dhe madje t’u paraqesë një dokument ligjvënësve mbi Brexit.
Për Frost, protokolli nuk është i përshtatshëm për palën britanike në formën aktuale të tij dhe nëse me Brukselin nuk mund të arrihet një marrëveshje, atëherë Londra do të shqyrtojë të gjitha opsionet, përfshirë ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme.
“Të gjitha opsionet janë në tryezë. Ne e kemi thënë se në gjendjen aktuale protokolli nuk po funksionon, ndaj gjërat duhen ndryshuar”, ka thënë Frost.
Devijimi nga i ashtuquajturi “Protokolli i Irlandës së Veriut” është një hap i rrezikshëm, pasi në gjendjen aktuale ai synon të parandalojë prishjen e marrëveshjes delikate të paqes, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1998, e cila i dha fund dekadave me gjakderdhje.
Kryeministri Boris Johnson, që nënshkroi në vitin 2020 marrëveshjen e Brexit, ka mbetur i pakënaqur nga ky protokoll, që ka vendosur dokumentacione dhe kontrolle, që sipas Londrës zyrtare pengojnë që ushqimet britanike të shkojnë në Irlandën e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta