Britania e Madhe lehtëson kufizimet teksa rriten rastet me variantin “Delta”

6 Korrik 2021 | 19:15

Kryeministri Britanik, Boris Johnson bëri të ditur se do t’i jepej fund kufizimeve të COVID-19 në Angli në dy javët e ardhshme. Vendimi vjen në një kohë kur janë rritur ndjeshëm rastet me variantin “Delta”. Pjesa tjetër e Evropës është duke qëndruar në pritje, teksa Johnson pohoi se heqja e kufizimeve është një strategjie e rrezikshme por e nevojshme.

“Mund të kemi 50 mijë raste të reja ditore deri më datë 19 dhe siç e kishim parashikuar po shohim një rritje të numrit të të shtruarve nw spitale dhe do na duhet fatkeqësisht të përballemi me më shumë fatalitete nga COVID. Ka vetëm një arsye se përse ne nuk mund të tërhiqemi nga plani për rihapjen e plotë, ku normalisht do të duhej të rrisnim më tej kufizimet. Dhe kjo është për shkak të efektivitetit të vazhdueshëm të procesit të vaksinimit”, u shpreh kryeministri britanik.

Edhe Izraeli i ka vendosur të gjithë shpresat të vaksinimi i popullsisë, teksa janë shteti që ka vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë. Por kjo ishte përpara se të mbërrinte varianti “Delta”.

“Varianti ‘Delta’ ka ndryshuar dinamikën e infektimeve dhe transmetueshmërisë kudo në botë. Dimë edhe që ka një kapacitet më të lartë për ti bërë ballë sistemit imunitar, ndryshe nga varianti ‘Alfa’”, tha Ran Balicer, kryetar i komitetit të ekspertëve në Izrael.

Të dhënat tregojnë se vaksinat nuk kanë efektshmëri të lartë për të parandaluar simptomat e mesme, por ato mbrojnë mjaftueshëm në përkeqësimin e rëndë të shëndetit dhe humbjen e jetës. Kjo është arsyeja që në Francë, ku popullsia është skeptike mbi vaksinat, qeveria po hap kudo qendra vaksinimi, edhe në autobusë dhe qendra turistike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026