Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

26 Janar 2022 | 18:22

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë.

Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4 ditë në javë pa ndryshime në pagë.

Ky është një projekt pilot që do të nisë në qershor dhe do të zgjasë 6 muaj.

Projekti do të studiojë ndikimin e këtij ndryshimi në mirëqenien e punonjësve dhe në produktivitetin e kompanisë.

Nisma është ideuar nga organizata 4 Day Week Global, dhe tashmë është provuar edhe në Islandë me 2500 punonjës.

Rezultatet treguan se produktiviteti dhe shërbimi mbeti nuk u përkeqësua dhe në disa raste u përmirësua.

Kompania teknologjike Microsoft bëri një eksperiment të ngjashëm në vitin 2019.

Punonjësve iu shkurtua puna në 4 ditë në javë dhe rezultatet ishin pozitive.

Sipas kompanisë produktiviteti i punës u rrit me 40%.

Po ashtu pati kursim të energjisë elektrike dhe letrës së përdorur.

Ky program pilot i 4 ditëve të punës në jave, po aplikohet aktualisht në Spanjë dhe Skoci.

Ndërkohe që pritet të implementohet në SHBA, Irlandë, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026