Britania gati vaksinimin, shifra rekord viktimash në Itali

7 Dhjetor 2020 | 06:35

Vaksina mbërriti tashmë në Britani të Madhe. Qendra Universitar Croydon pranë Londrës u bë një nga të parët vende që mori një pako të vaksinës së prodhuar nga kompanitë Pfizer/BioNTech.

Britania e Madhe do të fillojë programin e saj të vaksinimit masiv të martën. Qendrat e kujdesit të të moshuarve dhe punonjësit socialë do të jenë të parët për tu vaksinuar, të ndjekur nga personat e  moshës 80 vjeç e lart dhe personeli i vijës së parë të shëndetit dhe kujdesit intesiv.

“Vaksinat janë ruajtur në frigorifer -70 dhe do të nxirren kur të jetë e përshtatshme. Spitali po vijon kontrollet përfundimtare për të qenë në gjendje të zbatojë programin e vaksinimit për grupet me përparësi të lartë dhe ne do të vijojmë vaksinimin kur është e përshtatshme”, shprehet një ekspert në Britani.

Vaksina nuk mund të vijë aq shpejt ndërsa Evropa vazhdon të luftojë me valën e dytë të pandemisë. Shkalla e infeksionit dhe numri i vdekjeve çdo ditë thyejnë rekorde. Në Itali numri i vdekjeve ka kaluar 60,000 duke e bërë shtetin fqinj vendin e gjashtë në botë më të prekur nga COVID-19.

 

Lexoni gjithashtu:

Ashpërsohen kufizimet në Gjermani, rajoni i Bavarisë në izolim total deri më 5 janar

Protesta në Moldavi kundër projektligjit të kalimit të pushtetit tek parlamenti

Situata nga COVID-19, Turqia në shtetrrethim gjatë fundjavës, në Kaliforni 27 milionë banorë nën izolim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026