Britania ligj kundër grevave: Standardi minimal i shërbimit të jetë i garantuar
Qeveria britanike ka prezantuar disa propozime për të siguruar ‘nivelet minimale të sigurisë’ gjatë grevave. Lëvizja vjen pasi Mbretëria e Bashkuar u përfshi nga greva të shumta në muajt e fundit.
Duke njoftuar draftin, ministri i Ekonomisë, Grant Shapps deklaroi ligji i ri do t’u kërkojë punonjësve të vijojnë funksionet bazike.
“Ndërsa ne besojmë tek e drejta e grevës, është detyra jonë të mbrojmë jetët e qytetarëve britanikë. Qytetarët duhet ta dinë se kur kanë një atak në zemër, një goditje në tru, apo një plagë të rëndë, ambulanca do të vijë dhe nëse do t’u duhet të shtrohen në spital do të kenë akses”, u shpreh ai.
Propozimet kanë zemëruar sindikatat që e kanë cilësuar draftin si ‘jodemokratik’ dhe kanë kërcënuar me aksione ligjore. Edhe partia kryesore britanike në opozitë e ka kundërshtuar, duke fajësuar qeverinë për situatën e krijuar.
“Publiku po vihet në rrezik çdo ditë për shkak të krizës shëndetësore të qeverisë. Ministri ka të drejtë kur thotë se është detyra e qeverisë të mbrojë aksesin e qytetarëve tek shërbimet bazike, por jetët e qytetarëve po i humbasim përditë. Ne të gjithë duam një standard minimal sigurie, por është qeveria që po dështon ta ofrojë”, tha Angela Rayner, nënkryetare e Partisë Laburiste.
Edhe pse qeveria e re thotë se ligji ka si qëllim sistemin shëndetësor, ai do të aplikohet edhe në sektorë të tjerë si transporti hekurudhor, që është ende në ngërç për shkak të debateve mbi pagat dhe kushtet e punës.
LEXONI GJITHASHTU
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit