Britania në krizë ekonomike, Liz Truss kërkon falje: Bëra gabime, por i rregullova

18 Tetor 2022 | 11:09

Kur deputetët dhe qytetarët kërkonin shpjegime, kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss dha një intervistë për të kërkuar falje për gabimet  e saj.

Situata kaotike në Britani u forcua pasi ministri i ri i Financave i tha parlamentit se po anulonte pothuajse të gjitha planet e kryeministres për uljen e taksave për të stabilizuar trazirat e tregut.

“E pranoj që kemi bërë gabime, më vjen keq, por i rregullova. Kam emëruar një kancelar të ri thesari. Ne kemi rivendosur stabilitetin ekonomik dhe disiplinën fiskale”, u shpreh kryeministrja.

Truss u shfaq pranë kancelarit të saj të ri Jeremy Hunt, duke e dëgjuar teksa shpallte kthesën dramatike.

“Ne jemi një vend që financon për premtimet dhe paguan për borxhet, dhe kur kjo të vihet në dyshim, siç ka qenë, kjo qeveri do të marrë vendimet e vështira, të nevojshme për të siguruar besim te financat tona kombëtare. Kjo do të thotë të marrësh vendime të vështira”, u shpreh ministri i financave Jeremy Hunt.

Njoftimi për shkurtime të shpenzimeve dhe jo i taksave është mirëpritur nga investitorët. Pushteti i Lizz Truss mund të vijojë vetëm disa javë, por disa anëtarë të konservatorëve po komplotojnë hapur se si ta largojnë atë nga kryesimi i qeverisë, edhe pse ajo shprehet e bindur se do të udhëheqë konservatorët drejt zgjedhjeve të ardhshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026