Britania në krizë politike, Truss nën vorbullën e kritikave për planin ekonomik

17 Tetor 2022 | 15:19

Nuk ka qetësi politike dhe ekonomike për Britaninë e Madhe ku shtohen zërat se shumë shpejt qeveria Truss mund të bjerë.

Ministri i ri Financave, Jeremy Hunt, ka shpallur një sërë masash në përpjekje për të rivendosur besimin e tregjeve, të cilët u tronditën nga mini-buxheti i paraqitur nga paraardhësi i tij i cili u shkarkua.

“Ne do të anulojmë pothuajse të gjitha masat tatimore të shpallura në planin e 3 javëve më parë. Së dyti, kam vendosur që norma bazë e tatimit mbi të ardhurat do të mbetet në masën 20% dhe do ta bëjë për një kohë të pacaktuar derisa situata ekonomike të lejojnë uljen e tij”, – u shpreh ministri i Thesarit.

Njoftimi i Hunt duket se varros synimin e kryeministres Liz Truss për të rimëkëmbur ekonominë britanike duke ulur taksat.

Liz Truss e nisi planin e saj muajin e kaluar duke thënë vazhdimisht se  do të ulte taksat sapo të vinte në detyrë, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga ekonomistët dhe madje edhe ish-ministrat konservatorë se një gjë e tillë do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme.

Pasojat dramatike kanë njollosur reputacionin e Britanisë në mbarë botën dhe kanë shkaktuar kritika nga udhëheqësit politikë dhe financiarë. Madje, plani i saj u kritikua edhe nga presidenti Biden.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026