Britania pas Brexit, pakt për tregtinë e lirë me Australinë, hiqen tarifat mes dy vendeve
Britania njoftoi të martën arritjen e një marrëveshjeje për tregtinë e lirë me Australinë, e para e nënshkruar që kur la BE-në. Akordi eliminon tarifat për një seri mallrash, në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar synon zgjerimin e lidhjeve nëpër botë.
“Kjo është një marrëveshje e rëndësishme pa asnjë dyshim. Nuk do ta ekzagjeroj me rritjen e GDP-së që do të pasojë prej saj, por mendoj se është e rëndësishme politikisht dhe simbolikisht. Ne po hapemi me njëri-tjetrin dhe ky është preludi i një fushate të përgjithshme hapjeje me të gjithë botën”, u shpreh Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe.
“Standardet australiane janë shumë të larta dhe ne njihemi për ato të mirëqenies në të gjithë botën, ndaj jemi besimplotë dhe shumë krenarë për të dhënat tona kur bëhet fjalë për këto standarde dhe kur i aplikojmë ato për fusha të ndryshme”, tha Scott Morrison, kryeministër i Australisë.
Detajet kryesore nuk janë publikuar ende, por fermerët britanikë kanë shprehur shqetësimin se marrëveshja mund të dëmtojë produktet e tyre. Ata druhen se Johnson mund t’i bëjë më shumë koncesione se ç’duhet palës australiane, sidomos në tregtinë e gjedhëve.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta