Britania sanksionon ushtarakë rusë dhe kompani të dronëve iranianë
Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar për sanksione të reja që shenjestrojnë komandantë të lartë rusë dhe kompani e zyrtarë iranianë të përfshirë në prodhimin apo furnizimin e Moskës me dronë, që po përdoren në sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Qeveria britanike tha se 12 komandantë të lartë të forcave ruse, përfshirë edhe njësite të përfshira në sulmet ndaj qyteteve ukrainase, janë sanksionuar. Në listën e sanksioneve është edhe gjeneralmajor Robert Baranov, i identifikuar nga grupi hulumtues Bellingcat si komandant i një njësie përgjegjëse për sulme ajrore, shkruan REL.
Tre iranianë dhe një kompani iraniane po ashtu janë sanksionuar dhe janë subjekt i ngrirjes së aseteve, ndalimit të udhëtimeve dhe të transportit.
“Regjimi iranian është jashtëzakonisht i izoluar në mes të thirrjeve për ndryshim nga populli i vet dhe po arrin marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, në përpjekje të dëshpëruara për të mbijetuar”, tha sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, përmes një deklarate.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta