Bruksel, fermerët protestojnë për politikat mbi agrikulturën
Anëtarë të 23 grupeve të fermerëve evropianë mbajtën një protestë jashtë institucioneve të BE-së ditën e martë, teksa Unioni po i afrohet betejës 2-vjeçare për rishikimin e politikave mbi agrikulturën.
Ministrat evropianë të Bujqësisë shprehën pozicionet e tyre më 21 dhjetor dhe tani po përpiqen të arrijnë një marrëveshje në Parlamentin dhe Komisionin Evropian si pjesë e procesit vendimmarrës, i njohur si “trekëndëshi”.
Politika e përbashkët e agrikulturës si e tërë do të përthithë thuajse një të tretën e buxhetit prej 1.1 trilion eurosh për periudhën 2021-2027, e cila do të ndahet mes pagesave direkte për fermerët dhe mbështetjeve të tjera për zhvillimin rural.
Presidenti i sindikatës belge të fermerëve FUGEA, Philippe Duvivier deklaroi se qëndrimet e institucioneve evropiane mund të sjellin një “status quo” sa i takon politikave për agrikulturën.
“Kemi dëgjuar boll retorikë dhe mospërputhje në politikën evropiane. Ishim shumë entuziastë kur ata na ofruan një politikë që ndryshonte dhe shkonte nga piruni tek pjata e qytetarëve. Per ne ajo ishte shumë e mirë. Ajo i dha Evropës nocionet e biodiversitetit dhe ambientit, ndaj ishte shumë e rëndësishme pasi përkthehej në sovranitetin e ushqimit evropian. Mbronte agrikulturën dhe kjo ishte më e rëndësishme. Tani ne kemi një satatus quo në Evropë”, deklaroi Duvivier.
Përfaqësuesi i fermerëve belgë kritikoi synimin e BE-së për të finalizuar një marrëveshje tregtare me bllokun Mercosur të Amerikës së Jugut.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta