Brukseli kërkon që BE-ja të ketë gati përpara verës sistemin me pasaporta për vaksinat
Në fillim të muajit të ardhshëm Bashkimi Evropian pritet të nisë një skemë pilot për aplikimin e pasaportave të vaksinave COVID-19 me synimin që ta vendosë përfundimisht në punë në fund të qershorit.
Komisioneri i BE-së për Drejtësinë, Didier Reynders, i tha të martën Parlamentit Evropian se po planifikohet që sistemi i pasaportave të COVID-19 të jetë në punë deri në 21 qershor.
“Është urgjente. Sigurisht, ne duam që [sistemi] të jetë gati përpara verës, për fundin e muajit qershor, duam që të jetë gati me rregulloren,” – tha Reynders.
Fillimisht BE kishte kërkuar që sistemi i ashtuquajtur “Certifikata e Gjelbër Digjitale” të ishte funksional në fund të muajit maj, ku disa shtete që varen te turizmi si Greqia dhe Spanja kishin kërkuar që programi të niste edhe më parë.
Mirëpo objektivi duket të mos jetë i arritshëm kaq shpejt.
Duke folur për projektin e BE-së, Reynders tha se “Certifikata e Gjelbër Digjitale” nuk është thjesht një pasaportë vaksine.
“Komisioni po punon fort që të sigurojë mbulimin me vaksina të një popullate të gjerë të Evropës kjo për të shmangur diskriminimin e individëve që nuk janë vaksinuar ende,” – shtoi ai.
Propozimi i bërë nga Brukseli është që në pasaportë të përfshihen certifikatat për vaksinimin, apo riaftësimin nga prekja prej COVID-19.
Eurodeputeti Tineke Strik tha për Euronews se vendeve të BE-së, të cilat kanë ndjekur program kombëtar të ndarë nga Brukseli për vaksinimin, u duhet lejuar lëvizja për të shmangur diskriminimin e mundshëm me qytetarët e vendeve të tjera.
Diskutimi për pasaportën e vaksinave ka nxitur disa palë të kërkojnë që BE të garantojë teste falas për COVID-19 ose me çmim sa më të ulët në mënyrë që lëvizja sipas programit të parashikuar të mos jetë i kushtueshëm për qytetarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta