BSH: Bizneset janë optimistë, individët ndihen të pasigurt
Tremujori i fundit i vitit 2020 u shoqërua me një gjallërim të aktivitetit të bizneseve, çka reflektoi edhe përmirësim të besimit në ekonomi nga ana e tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me gjashtë pikë krahasuar me tremujorin e mëparshëm, por ky perceptim nuk u reflektua nga individët.
Treguesi i besimit konsumator ra me 2 pikë përqindje gjatë periudhës tetor-dhjetor, ndërsa edhe pritjet e situatës së përgjithshme ekonomike dhe situatës financiare të familjeve, ranë me përkatësisht 1 dhe 0.4 pikë përqindje.
Situata e brishtë e ekonomisë, për shkak të pasigurisë nga Covid-19 dhe masat e përsëritura kufizuese, duket se nuk po ngjallin besim në familje. Tremujori i katërt 2020, nga ana tjetër pasqyroi edhe përmirësimin e besimit në tregti, industri dhe shërbime, ndërsa treguesi i besimit në ndërtim shënoi rënie të lehtë. Treguesi i besimit në sektorin e industrisë u rrit me 7.7 pikë përqindje gjatë tremujorit të katërt, falë rritjes së prodhimit, me 16.8 pikë përqindje dhe kontratave porositëse, me 12.5 pikë përqindje.
Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve u rrit me 7.1 pikë përqindje, i mbështetur nga rritja paralele dy balancave formuese, ecuria e biznesit dhe kërkesa.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta