Bujqësia jashtë krizës, pandemia nxiti eksportet e fruta-perimeve dhe bimëve mjekësore

3 Janar 2021 | 10:09

Shitjet dhe konsumi i prodhimeve të tokës kanë pësuar rritje gjatë vitit 2020, duke e bërë bujqësinë një ndër të paktët sektorë që nuk u prek nga kriza e pandemisë. Viti që lamë pas, sipas të dhënave që raporton Instituti i Statistikave, shënon rritje me ritme dyshifrore të eksporit të produkteve bujqësore.

Gjatë 10-mujorit, eksportet e zarzavateve u rritën me 14% në raport me janar-tetor 2019. Me ritme të ngjashme u rritën edhe eksportet e frutave, të cilat ishin 16% më të larta se në 10-mujorin e vitit 2019.

Përkundër zhvillimeve të përgjithshme ekonomike që për shumë aktivitete rezultuan fatale, eksporti i ushqimeve dhe pijeve, gjatë periudhës janar-tetor 2020 është rritur me 10% në krahasim me 2019, duke arritur vlerën e 32 miliardë lekëve (257 milionë euro). Ushqimet u renditën si grupi i tretë më i madh në 9 grupet e eksportit, duke zënë 14% totalit të totalit.

Ky vit krize ishte i mbarë për eksportuesit e bimëve mjekësore, ku pati kujdes të shtuar  për përdorimin e tyre në familje dhe rritje të kërkesës për blerje nga kompanitë farmaceutike. Gjatë 10-mujorit, eksportet e bimëve mjekësore u rritën me mbi 17%, me vlerë totale prej 4.3 miliardë lekësh.

Bimët mjekësore ishin grupi i tretë më i madh në 22 grupet që përfaqësojnë eksportin e ushqimeve. Për 2021-n, bujqësia është vlerësuar si një 5 shtyllat ku do të mbështetet buxheti, çka pritet të nxisë edhe zhvillimet pozitive në këtë sektor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026